Maskat japoneze, zgjedhja e duhur për një lëkurë të re, rrezatuese dhe pa rrudha

Shkencë & jetë Sociale

Është e rëndësishme të hiqni të gjitha papastërtitë nga fytyra, të hapni poret dhe t’i jepni një pamje të re dhe shkëlqyese lëkurës, e gjithë kjo mund të bëhet dhe me produkte natyrale.

Gjëja më e mirë në lidhje me këto maska është se të gjithë përbërësit për përgatitjen e tyre gjenden në kuzhinën tuaj!

Maska me avokado:

¼ avokado

Shtrydhni 1 fetë limon

Gjysmë luge vaj ulliri

Një lugë mjaltë

Si funksionon?

Avokado ushqen dhe hidraton lëkurën.

Limoni pastron dhe shkëlqen lëkurën

Vaji i ullirit pastron dhe ushqen thellë lëkurën.

Mjalti është anti-inflamator natyral, i cili vret dhe pastron qelizat e vdekura.

Përgatitja dhe përdorimi

Përzieni avokadon, mjaltin, limonin dhe vajin e ullirit në një tas. Përdorni një pirun për të përzier të gjithë përbërësit. Para se të filloni të aplikoni maskën në fytyrën tuaj, merrni një peshqir të lagur me ujë të nxehtë dhe mbajeni në fytyrë për 2-3 minuta. Uji i nxehtë do të ndihmojë në hapjen e poreve. Përdorni gishtat ose një furçë të butë  për të aplikuar maskën në fytyrën tuaj.

Maska është e lëngshme dhe mund të pikojë, kështu që vishni një bluzë që tashmë është për t’u larë dhe sigurohuni të vendosni një peshqir para se të shtriheni në jastëk. Lëreni maskën të veprojë për rreth 10-15 minuta ose derisa të thahet. Hiqeni me shumë ujë të ngrohtë dhe në fund, aplikoni një hidratues.

Maskë orizi, efekti botox i garantuar

Orizi është përdorur prej vitesh për kurimin kozmetik dhe është mjaft i zakonshëm në recetat e bukurisë japoneze. Ai është mjaft i pasur me vitamina që stimulojnë riparimin dhe rritjen e qelizave, ngadalësojnë plakjen e parakohshme dhe përmirësojnë furnizimin e lëkurës me gjak.

Përbërësit:

3 lugë çaji oriz

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë gjelle qumësht të nxehtë

Përgatitja:

Ziejeni orizin derisa të zbutet, më pas kullojeni dhe merrni ujin e tij për ta përdorur si locion të përditshëm. Merrni 3 lugë çaji oriz të zier dhe shtoni 1 lugë gjelle qumësht të nxehtë. Përziejini mirë këta përbërës dhe shtoni 1 lugë çaji mjaltë.

Në këtë mënyrë maska natyrale kundër plakjes dhe për një lëkurë të butë është  gati!

Share: