Rajoni i Venetos në Itali autorizon rimarrjen në punë të mjekëve në pension. Vendimi është marrë për të garantuar një asistencë bazike për pacientët, në kushtet kur mungesa e personelit është e theksuar. Presidenti i rajonit, Luca Zaia, ka deklaruar se kjo masë do të qëndrojë në fuqi derisa të zgjidhet problemi, dhe duke mosdashur të arrijnë në nivelin e Britanisë që për mungesë personeli mjekësor, janë të detyruar që në shumë raste të dërgojnë analizat e pacientëve në Indi për t’i zbardhur nga specialistët përkatës.
Aktualisht, në rajonin verior të Venetos në Itali kërkohen 1300 mjekë dhe në konkursin e fundit të spitaleve paraqitën kërkesat për punë për pozicionet rreth 10 kandidatë. Jo vetëm mjekët, por edhe personeli ndihmës në spitale ka vakume të mëdha. Sistemi po furnizohet nga emigrimi i infermierëve dhe mamive nga vendet e Ballkanit, kryesisht nga Rumania.
Ndërkohë që Italia përballet edhe me mungesa profesionesh të tjera, të ngjashme me ato në vendin tonë. Sipas statistikave të fundit të publikuara, sot rezulton se punë ka, por mungojnë profesionistët. Bëhet fjalë kryesisht për mësuesit e gjuhëve të huaja, specialistë informatike, dhe mbi të gjitha profesionistë në zanate si mekanikë, hidraulikë, elektriçistë etj.