Vendimet e MEPJ, ja diplomatët që lëvizin nga ambasada në Greqi

Aktualitet Kryesore Politikë

Zbardhen të tjerë emra nga vendimet e Ministrisë së Jashtme.

Paraprakisht bëhet me dije se ka lëvizje të diplomatëve tanë në Greqi. Kështu, janë lëvizur nga detyra Florian Nova dhe Enkelejda Riza.

Florian Nova do kthehet të shërbejë në MPJ sipas nevojave. Më herët u lirua nga detyra Pranvera Skana, e cila ishte këshilltare në Ambasadën Shqiptare në Londër.

Ministri i Jashtëm i komanduar Gent Cakaj informoi dje se ka shkarkuar dhe transferuar 20 punonjës të Ministrisë së Jashtme. Cakaj tha se janë bërë shkarkime dhe lëvizje e se ata janë legjitime.

“Jam i gatshëm të thelloj reformat të cilat nuk janë cenim i punës. Po bëjmë reformën për të përmirësuar performancën në shërbimin diplomatik. Disa prej të shkarkuarve s’ kanë pasur performancën e duhur në punë, një pjesë e tyre është shkarkuar për shkak se ata kanë tejkaluar sjelljen dinjitoze të diplomatit.

Një pjesë e tyre kanë qëndruar në sistem tepër gjatë dhe kanë pasur shumë pak kontribut për të merituar vazhdimin në detyrë”, tha Cakaj.

Share: