Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje të drejtpërdrejtë deklaroi se vazhdon analizimi i kampionëve të dytë të analizave.
Manastrliu tha se deri më tani janë 283 raste që janë testuar, ndërsa 15 raste kanë dalë pozitive, përfshirë edhe rastin e zonjës që ndërroi jetë.
“Vazhdon kampioni i dytë i analizave. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona. Janë 283 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Tre rastet e fundit me koronavirus kanë lidhje me pacientin zero. Po bëhet një punë e madhe në territor, qoftë në shërbimin që po ofrohet.
Lulzim Basha bën propagandë për maskat, për Spitalin e Durrësit dhe për paqjisjet e mbrojtjes personale. Mjekët dhe infermierët janë prioritet me ne dhe jaën pajisur me mjete”, tha Manastirliu.