“I kemi çuar sms njëri-tjetrit”- Veliaj flet për marrëdhëniet me Ramën dhe tregon për çfarë po bashkëpunohet aktualisht

Aktualitet Kryesore Politikë

I ftuar në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, kryebashkiaku deklaroi se mes Bashkisë dhe Qeverisë ka një sinergji për të punuar për qytetin, ndërsa veçoi punën që po bëhet për rikonstruksionin e godinave të Qytetit Studentit.

“Ne s’kemi pasur hezitime, donim ta fokusonim te 100 ditët e fundit gjithë organizimin zgjedhor. Ka ende bashki ku nuk janë caktuar kandidatët, por në Tiranë e respektuam 100 ditëshin me 100 kandidatët. Fushata më e mirë është puna që njeriu bën çdo ditë. Për të gjitha këto arsye, edhe unë, edhe Edi jemi argëtuar jashtë mase, shpesh herë duke çuar sms njëri-tjetrit. Besoj kemi patur një sinergji shumë të mire bashkë me qeverinë, të paktën për menaxhimin e situatave, si për shembull kjo me studentët. Bashkia kishte pjesën e konvikteve, që jemi duke i realizuar. Në këshill, Bashkia i ka miratuar 40 shërbime që studentët i marrin me ulje, me kartën e studentit. Një konvikt në Qytetin Studenti ka 140 dhoma, sa një hotel, dhe rikonstruksioni i godinave do pak kohë. Por puna po vijon. Për gjërat që premtojnë impakt, bashkia ose i ka në proces ose i ka projekt”, tha Veliaj.

Share: