Sot shkrimtarja Jane Yolen mbush 80 vjeç/ Ajo njihet gjerësisht si “Hans Christian Andersen i Amerikës”

Aktualitet Kulturë

“Letërsia është një sëmundje që transmetohet tekstualisht, por që është e kontraktuar që në fëmijëri”- thoshte shkrimtarja Jane Yolen.

Ajo lindi në Manhatan, ne nje familje intelektuale, ku babai i saj ishte kolumnist i gazetës prestigjoze New York Times, ndërsa e ëma ishte punonjëse sociale si profesion, por kishte shumë pasion të shkruarit e historive të shkurtra dhe fjalëkryqeve.

Jane Yolen ka shkruar më shumë se 300 libra për fëmijë dhe të rritur. Librat e saj janë te larmishëm në  tematikë: nga librat me ilustrime të kafshëve deri në librat rreth Holokaustit, kanë fituar shumë çmime gjatë viteve. Yolen është quajtur “Hans Christian Andersen i Amerikës”.

Jane Yolen dhe familja e saj janë vëzhgues të pasionuar të shpendëve. Dashuria e Yolen për zogjtë dhe natyrën është transmetuar në shumë nga librat e saj. Për shembull, “Owl Moon”, “Bird of Time”, “Bird Watch”, “Off We Go” dhe “Originals” mbeten librat më të mirë të saj kur flitet për kafshët.

Librat e saj kanë shërbyer për skenarë filmash të animuar dhe për shfaqje të ndryshme kukullash. Ajo konsiderohet si një nga autoritet më të rëndësishme në fushën e përrallave bashkëkohore, por edhe në folkloristikë.

Share: