Kryeministri Edi Rama ka folur për here të parë për vendimin e gjykatës që i dha Dritan Dajtit vendimin për heqjen e dënimit të përjetshëm, duke e dënuar me 25 vjet.
Rama u pyet nga një qytetarë gjatë takimit në Lezhë, ku kryeministri tha se ne nuk do t’i ndahemi këtij vendimi dhe do bëjmë çdo gjë që ta zhbëjmë.
Kryeministri u shprehu keqardhjen për vendimin e gjyqësorit, që vendosi për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.
“Kemi të bëjmë me njerëz të ligj dhe të korruptuar të cilët nuk janë vetëm ata, por janë plot që duke parë se i ka ardhur fundi një sistemi të drejtësisë, po i bien topit. Dhe jo vetëm i ranë me top, por kemi të bëjmë me akt kriminale sepse jo vetëm i liruan por i rivranë. Nuk do t’i ndahemi kësaj çështje dhe këtë vendimi do ta bëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshme, edhe para gjykatës, besoj se nuk t’ia dalin kaq lehtë. Këta lloj gjykatësish dhe prokurorësh janë si tumore, dhe i keni parë sesi vetingu po i largon të gjithë një nga një”, tha Rama.