Kongresi i PS, Lubonja: Rama tenton të eliminojë çdo zë ndryshe

Intervista Kryesore

TIRANE

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar mbajtjen  e Kongresit të PS-së, pak ditë më parë. Lubonja u ndal kryesisht te akuzat dhe kritikat e kryeministrit Edi Rama për portalet dhe mediat.  Ai theksoi se ka një tendencë për të eleminuar çdo zë ndryshe.

“Për mendimin tim mjaft dukshëm që ishte një gjuhë mjaft agresive ndaj medias, dhe njerëzve që guxojnë të mendojnë. Dhe ai pyet, çfarë mendon ti.

Çfarë rëndësi i jep mendimeve të disa portaleve, ndërsa thotë që unë kam me vete gjithë Shqipërinë. Ky është një problem që denoncon shqetësimin ndaj vetes dhe prirjet për eliminimin e çdo zëri kundërshtar.

Duhet të kishte reflektim. Se problemet që flasim ne kadrinjtë janë reale. Ky këtu i dalin 20 milionë euro të vjedhura haptazi dhe s’ka asgjë dhe quhen kadri. Këto janë gjëra që tregojnë grahmat e fundit të Edi Ramës. Kjo më bëri më shumë te fjalimi. Për të mos folur bëjmë një sellfie këtu.”-u shpreh Lubonja.

Share: