Kjo javë do të nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Sipas meteorologes Adiola Bani, vetëm mesjava do të sjellë vranësira dhe reshje shiu, dhe në disa episode dhe rënie të temperaturave.
“Pritet që pasditja e ditës së sotme dhe pasditja e ditës së martë të sjellë vranësira në territor, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Në pjesën më të madhe të territorit do të jenë rrebeshe afatshkurtër,dhe do të jenë më të dukshme në zonat jugore dhe qendrore të vendit. Edhe në pjesët e tjera të vendit do të ketë reshje por në sasi më të vogla. Pritet që reshjet të fillojnë edhe ditën e mërkurë dhe të enjte”, shprehet Adiola Bani.
Rrezet e diellit dhe motin e ngrohte do të kemi mundësi ti shijojmë përsëri në fundjavë, pasi situata do të stabilizohet.
“Pritet që reshjet të fillojnë edhe ditën e mërkurë dhe të enjte. Sa i përket tablosë termike pritet të ketë temperatura të larta, do të mbetet në vlerë maksimale dita e sotme, ndërsa nesër do të kemi një rënie të lehtë. Dita e premte dhe fundjava do të na risjellin rrezet e diellit dhe pranverën”,.
Sipas meteorologes Adiola Bani javët në vazhdim do të jenë plot diell dhe temperatura të larta, duke bërë të mundur hapjen e sezonit të plazhit më herët se zakonisht.