Si të bëhesh njeri me klas…

Kryesore Kulturë Shkencë & jetë

Të bëhesh njeri me klas të ndihmon që të kesh sukses. Qoftë nëse je burrë apo grua, të jesh njeri me klas të lejon të tërheqësh më shumë shanse për rritjen tënde: njerëzit tërhiqen prej atyre që kanë klas dhe duan të lidhin me ta marrëdhënie miqësia, apo edhe të bëhen pjesë e sferës së tyre të influencës.

Nëse doni të bëheni persona me klas, ja disa këshilla të vlefshme.

Jetoni sipas standardeve tuaja më të larta. Për të pasur klas, duhet të vendosni, aplikoni dhe të ndiqni me vetëdije standardet personale bazuar në vlerën dhe cilësinë e zgjedhjes. Shkurt, jini më kërkues, të thellë dhe selektivë në mënyrën se si mendoni dhe silleni në lidhje me standardet e përbashkëta.

Ruani dinjitetin dhe qetësinë kur ndodheni nën presion. Kur e gjeni veten në situata të vështira ose në kaos, përpiquni të jeni të patrazuar. Mos u shqetësoni përndryshe ju rrezikoni të humbni durimin. Dihet se qetësia është virtyt i të fuqishmëve, pasi ajo nxit kurajën. Kur ju mund të ruani qetësinë, gjithashtu vendosni besim tek të tjerët, duke u dhënë atyre shpresë se gjithçka do të funksionojë për mirë. Shkurt, ju bëheni udhëheqës që shpreh forcë dhe vendosmëri.

Bëhuni një model që përmirëson sjelljen e të tjerëve. Të jesh një person me klas, gjithashtu do të thotë të bëhesh një model për t’u ndjekur, pasi njerëzit gjithnjë tentojnë të frymëzohen nga shembulli dhe udhëheqja e njerëzve me klas. Kjo përmirëson sjelljen e të tjerëve që, duke iu referuar vlerave pozitive, fillojnë të mendojnë dhe veprojnë në një mënyrë të ndryshme, dhe sigurisht më konstruktive, sesa ajo që kanë bërë deri në atë kohë.

Veproni nga një perspektivë më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse. Pikërisht sepse bini në kontakt me humanizmin e tyre, njerëzit me klas kanë një mirëkuptim dhe dhembshuri më të thellë për njerëzimin e tjerë. Ata ndihen të lidhur me të tjerët, janë të dhembshur dhe të ndjeshëm ndaj dështimeve të të tjerëve dhe priren të jenë të mirë edhe në situata konflikti.

Rrit cilësinë e c1do eksperience. Të bëhesh një person me klas gjithashtu do të thotë të jesh në gjendje të transformosh situata në dukje të parëndësishme, në diçka të këndshme, kuptimplotë dhe interesante falë mënyrës së të menduarit dhe të vepruarit. Njerëzit me klas janë krijues dhe jo thjesht konsumatorë dhe ata pasurojnë jetën e tyre dhe atë të njerëzve rreth tyre, përmes ndjekjes së bukurisë si dhe  stimulimit të çdo përvoje.

Pengoni çdo formë të poshtërsisë, ngushtësisë dhe vulgaritetit. Shenjat dalluese të kësaj karakteristike janë mirësjellja, respekti, vlerësimi, mirënjohja dhe bujaria e mendjes. Edhe përballë humbjeve, përpiquni të reagoni me sportivitet dhe hijeshi. Kjo do t’ju lejojë të dilni nga turma, pasi shumë njerëz tentojnë të marrin qëndrime jashtëzakonisht konkurruese dhe agresive në sfidat e jetës.

Merrni përgjegjësinë për veprimet që bëni dhe rezultatet që merrni. Njerëzit me klas nuk kërkojnë justifikime: ata janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre kur të tjerët i fshehin; ata tregojnë të vërtetën për dështimet e tyre; i shndërrojnë humbjet në mundësi të reja.

Ndjekja e përmirësimit të vazhdueshëm. Të jesh një person me klas, gjithashtu do të thotë vendosmëri dhe përpjekje për të arritur qëllime gjithnjë e më të mëdha. Rritja vazhdimisht dhe duke shtuar më shumë vlerë dhe kuptim për jetën tuaj, është padyshim një qëndrim pozitiv që do t’ju lejojë të jetoni një jetë më të kënaqshme.

Zgjero humanizmin tënd. Njerëzit me klas e duan njerëzimin dhe bëjnë gjithçka për të treguar dashurinë e tyre: ata i trajtojnë të gjithë, përfshirë veten e tyre, në mënyrë të veçantë, duke gjetur mundësi për të bërë më mirë jetën e tyre dhe atë të të tjerëve. Ata e shtyjnë veten përtej kufijve të tyre dhe nxisin të tjerët të bëjnë të njëjtën, gjë përmes lirisë dhe unikalitetit.

Rritni vetëbesimin dhe besimin te të tjerët. Njerëzit me klas janë krijues të energjisë dhe jo “shterues”. Ata ndërtojnë vetëbesim duke zgjedhur me vetëdije idetë dhe idealet e tyre dominuese dhe krijimin e strukturave që mbështesin realizimin e aspiratave të tyre. Këto struktura gjithashtu mbështesin të tjerët në shprehjen e tyre të plotë duke krijuar mjedise inkurajuese dhe krijuese, veçoritë e të cilëve janë bashkëpunimi, progresi dhe rritja.

Share: