Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër. Informacionet e paraprake bëjnë me dije se një person ka humbur jetën.
Viktimë e këtij aksidenti është Bujar Bujaj. Ai nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të mara dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Ndërsa policia e Shkodrës ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Për momentin nuk bëhen të ditura të tjera detaje nga aksidenti, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ambulanca e policia, ku kjo e fundit po heton për zbardhjen e plotë të saj.