Klevis Balliu shfaqet i qeshur në seancë gjyqësore, akuza kërkon arrest shtëpie

Kronikë Kryesore Politikë

Organi i akuzës ka kërkuar masën e dënimit “arrest shtëpie” për ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu.

 

Klevis Balliu akuzohet për 3 veprat penale, “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti, Klevis Balliu i ka mohuar akuzat ndaj tij.

I qeshur dhe me dy gishtat lart, ish deputeti demokrat ka vijuar “rebelizmin” e tij edhe në sallën gjyqësore.

Në mbështetje të tij në gjykatë kanë shkuar edhe ish-deputetët Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Genc Pollo, si edhe eksperti për çështjet ligjore në PD, Gazmend Bardhi.

Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi po mbështeste banorët e Unazës së Re që protestonin kundër Ramës, i cili ndodhej aty pranë për të vizituar në biznes në zonë.

Së bashku me Balliun u arrestuan edhe tre persona të tjerë për të cilët Prokuroria ka kërkuar masën e dënimit “arrest me burg”.

Share: