Pasi i bëri ofertën opozitës për t’u ulur dhe për të miratuar reformën zgjedhore sipas kërkesave të tyre, Rama nuk ka kursyer dhe sulmet ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, të cilin fillimisht e ka quajtur si “Arusha Lul” që kërkon karamelet e radhës. Ndërkohë më pas, Rama e ka quajtur Lulzim Bashën si lider pa “hallate” që djeg mandatin e deputetëve.
Për Ramën, Basha nuk i fton zgjedhjet edhe nëse PS nuk futet fare në zgjedhje.
Tani ka ardhur koha ta mësoni njëherë e mirë, pushteti nuk është qoftë te daja, ky vend nuk është plaçkë për ju, sistemi demokratik nuk është cirk për Arushën Lul që bërtet për karamelen e radhës, as dyqan për shoqen Mona që ulërin për trastat e radhës, askush nuk futet me zor në zgjedhje, por askujt në këtë sistem nuk u ndalohet.
Vallja me maska e Lulit, të mbarojë njëherë e mirë, Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fton zgjedhjet, as në partinë e tij mos të i vjedhë, lërë më në mexhelisn e madh të sistemit që kemi zgjedhur, unë kam dyshim po nuk e provoj sikur Luli të futet vetëm prapë nuk i fiton se njerëzit nuk e pranojë jo më ta votojnë një njeriu që e ka humbjen të shkruar në ballë, lider pa hallate që djeg mandatin e përfaqësimit të popullit për t’u fshehur pas turmës, ju ikni digjni parlamentin për mua”, ka thënë Kryeministri.
Mesazhi për Metën
Ndërkohë më tej, Rama i ka dhënë dhe një mesazh, Ilir Metës duke thënë se ai nuk duhet të frikësohet për sulmet e juntave ushtarake ndaj pallatit Presidencial.
“LSI nuk përfaqëson më as Metën, sa i duket se një juntë do sulmojë pallatin Presidencial. Zoti President, rri i qetë jemi e do të mbetemi vend i NATO, nëse s’më beson mua ti beson Pandin, sa të kemi Pandin ky vend nuk del nga NATO e në fund të ditës fundi politik i Lulit dhe Monikës nuk duhet të jetë problemi im dhe yni, dhe mos i shko më në mend ato gjëra se na hutove”, ka thënë Rama.
*****Sulmet në Parlament/ Kryeministri paralajmëron ndëshkime për personat që godasin deputetët dhe…
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsime në Kodin Penal për të gjithë personat apo ish-deputetët që do të tentojnë të godasin zyrtarët e lartë të qeverisë apo dhe të pushtetit vendor.
Rama është sulmuar në Parlament nga demokratët, me bojë, me vezë dhe me letra.
Ndërkohë që këto akte sipas tij do të ketë dënim të pashmangshëm.
Dënimet do të jenë edhe për sportin dhe për çdo person që godet dikë tjetër për shkak të detyrës.
“Ku do shkoj unë për vete, 198 cm i kam, sa më lart do shkoj, por për të gjithë ata që duhet të kenë paga më të larta, do ta bëjmë të mundur, kushte më të mira, në shkolla, pavione, njësoj si kanë filluar të bëhen kushtet, në shumë shkolla, spitale, e qendra shëndetësore, e ne do ta bëjmë të mundur hap pas hapi.
Përgjigje shumë të qartë dhunës mbi mjekët, çdo goditje për shkak të detyrës, arbitrat, lojtarët, policët, e deri mbi përfaqësuesit e popullit në parlament, qeveri, bashki, kudo qofshin, edhe në sallën e Kuvendit, për këdo që ngre dorën kundër kujtdo në detyrë publike, do të garantojnë dënime në kodin penal, të pashmangshme nga asnjë prokuror, shteti ka për detyrë ti tregojë vendin e merituar”, tha Rama.