Është shkruar shumë këto muaj për një krizë institucionale mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Kriza nisi që me dekretet e ministrave dhe pasoi së fundmi me një deklaratë të pazakontë të Presidentit për dorëheqje dhe sakrifikim të jetës. me qëllim mos instalimin e juntës ushtarake në Shqipëri.
Mirëpo krizë për median e aparatët fotografikë nuk ka, shkruan newsbomb.al.
Dy ‘kokat’ e shtetit, i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërsië në NATO.
Të buzëqeshur e mjaft komodë, Meta e Rama po ndjekin ceremoninë pranë e pranë.
Ndoshta njerëzit e thjeshtë dhe ne media i marrim më seriozisht seç duhet marrëdhëniet mes politikanëve dhe ende s’na “është mbushur mendja” se përtej zënkave në dukje, të pushtetshmit, mes interesash që i lidhin, gjithnjë bëjnë ‘paqe’ në fund.