Sipas gazetës gjermane Bild, në qytetin e Leverkuzën disa persona kanë helmuar qëllimisht ushqimin që do konsumohej nga fëmijë në një kopsht të kishës katolike.
Sipas kishës ky akt është një sulm ndaj kishës dhe autorët kërkonin që të terrorizonin femijët, mësueset dhe kishën katolike. Ky sulm synonte të sillte trazira dhe të prishte imazin e kishes katolike, sipas prestigjozes Bild.
Për fat të mirë ushqimet vinin erë të rëndë dhe e gjtha u kuptua nga mësueset e kopshtit të cilat vendosën mos ia servirnin vogëlushëve.
Kisha është në kërkim të përgjegjesit/ve për këtë akt të cilin e ka denoncuar menjëherë. Pritet që nga hetimi i policise gjermane të gjenden autorët.