Shqipëria ka vetëm 20% të mundësi për të shkuar sërish në finalet e Europianit. “Gazzetta dello Sport” në numrin ditës së enjte renditi ekipet e favorizuar për të qenë në Euro 2020.
Një shans i ulët i kuqezinjve për të përsëritur suksesin e vitit 2016 sipas të përditshmes sportive italiane. Në Grupin H, ku ndodhet Shqipëria, më shumë mundësi ka Franca që duket se e ka sigurtë një vend në finale me 90%. Pas saj shikohen si finalistë Islanda dhe Turqia me nga 45% secila. Moldavia dhe Andorra shikohen jashtë kësaj gare.
Pak mundësi ka edhe Kosova. Dardanët vlerësohen me 20% të mundësive për të shkuar në Euro 2020 nga faza eliminatore. Në Grupin A favorite kryesore është Anglia. Por kosova ka edhe shansin nga finalet e Ligës së Kombeve për Divizionin D. Grupet më të luftuara sipas “Gazzeta dello Sport” duken ai C dhe D.