PREZANTON TRAJNERIN E RI, ARMAND DUKA: DUA EUROPIANIN, S’KA NEVOJË T’IU TREGOJ SE KUSH ËSHTË

Sport

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur në konferencën për shtyp, teksa prezantoi trajnerin e ri të Kombëtares, Edi Reja.

Duka i uroi mirëseardhjen teknikut italian, si dhe deklaroi publikisht që objektivi i kuqezinjve është kualifikimi në europian. Në fjalën e tij, Duka u shpreh:

‘Mirëdita. Siç e kemi paralajmëruar, sot jemi këtu për të zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit tonë Kombëtar. Nuk besoj se ka nevojë për një prezantim pasi e njihni CV-në e tij. Dua ta falënderoj që pranoi ftesën për të drejtuar ekipin kombëtar shqiptar.

Bashkë me trajnerin dhe futbollistët, dua të uroj të bëjmë një performancë të mirë në këtë Euro 2020, pse jo të jemi kandidatë për të qenë në kompeticionin europian’, përfundoi ai.

Kujtojmë që Reja vjen në Shqipëri, pas shkarkimit të trajnerit Christian Panuçi nga drejtimi i kombëtares sonë.

Share: