U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: S’e kisha imagjinuar kurrë që LSI do bëhej parti e çizmeve, bojës dhe thirrjeve për destabilizim

Aktualitet Kryesore Politikë

Deputeti i LSI-së Ralf Gjoni, ka akuzuar partinë e tij se  qëndron pas ngjarjes së sotme ku ai u sulmua me bojë gjatë kohës që po dilte nga banesa.

Pas mbylljes së seancën plenare, Gjoni tha se nuk e kishte menduar kurrë që partia e tij do të shndërrohej në një parti desintegruese.

Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë në ëndrrat e mia më të largëta që kjo parti mund të shkonte drejt des-integrimit dhe drejt një axhende pa krye të çizmeve, të bojërave dhe të thirrjeve për destabilizim dhe prishje të rendit kushtetues dhe rendit publik.

Axhendë që njerëz të llojit tim nuk e mbështesin dot, jemi për të ardhmen, shpresën, për ata njerëz që deri sot nuk kanë gjetur një përfaqësim dinjitoz në këtë parlament”, tha Ralf Gjoni.

Share: