Lodhja, alergjia, astma: Si të kaloni “telashet” e pranverës

Shkencë & jetë Sociale

Pranvera mund të shkaktojë efekte të pakëndshme në trup: në fillim të stinës së bukur, disa çrregullime janë të shpeshta, të tilla si lodhja, përgjumja dhe vështirësi në përqendrim. Në disa raste mund të dalin forma reale të alergjisë. Prandaj, duhet të ndiqen disa masa paraprake të vogla.

Dedikimi i më shumë vëmendje për veten është i rëndësishëm për ruajtjen e mirëqenies psikofizike. Për këtë qëllim, është e domosdoshme të kaloni të paktën 30 minuta në ditë në aktivitet fizik të lehtë. Një shëtitje në ajër të pastër, promovon një mënyrë jetese të shëndetshme dhe sjell përfitime të përgjithshme shëndetësore.

Për të zbutur efektet e pranverës në trup, është e këshillueshme që të shmangni ushqimet e tepërta ose kufizimet e tepërta të ushqimit. Janë të rekomanduara ushqime të lehta dhe të shpeshta, të pasura me vitamina dhe proteina. Mineralet janë gjithashtu të rëndësishme, për t’u rifurnizuar, në rast të djersitjes së tepruar.

Efektet negative të pranverës në trup mund të përforcohen nga stresi dhe mungesa e gjumit. Shmangni stresin e tepruar, një shkak nervozizmi, dhe humorin e keq. Për më tepër, është mirë të mos nënvlerësojmë rëndësinë e gjumit dhe të pushimit për mirëqenien e trupit tuaj: është e nevojshme të flemë të paktën 8 orë për t’u ndjerë me të vërtetë të relaksuar.

Kushtojini vëmendje zgjedhjes së veshjeve dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës. Edhe pse pranvera sjell temperatura të lehta dhe ditë me diell, ndodh të jetë ftohtë dhe sëmundjet e dimrit janë gjithnjë duke përgjuar. Zgjidhja më e mirë është që të visheni në shtresa në mënyrë që të shtoni ose të largoni veshje në varësi të nevojave të momentit. / bota.al

Share: