Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari thotë se vendimi i opozitës për djegien e mandateve është një përshkallëzim ekstrem, i cili sipas saj ngadalëson procesin e integrimin të vendit në BE.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit Hajdari tha se do të bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër.
Më tej ajo tha se do të propozoj në muaj në vijim alternativa konkrete për të sjellë një model të ri politik.
“Dalja e studentëve në sheshe në veri dhe jug shkaktori një metamofroze politike. Politika nuk është vetëm model i keq i keqqeverisë.
Ky model që nuk do t’ia dijë për largimin masiv të qytetarëve, për jetën duhet të marrë fund.
Nuk është hera e parë paqëndrueshmëria politike rrezikon stabilitetin e vendit, apo marrëveshjet e fshehta prapa shpinës së popullit. Unë u rrita me thirrjen “E dua Shqipërinë si gjithë Europa.
Në fillim të viteve 90’, pyetja që ushtroi Ramiz Alia ishte a doni pluralizëm të mendimit apo pluralizëm partiak. Shqipëria nuk duhet të shihet si faktor destabizlizues në Ballkan, por duhet të krijojë ura lidhëse. Nuk duhet të bëhemi shembull i keq në sy të botës.
Unë jam e bindur që kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake e votuar nga 23 % e qytetarëve, nuk do t’ia dijë më. Pra, këtë e tregon qartë rapoti i Departamentit të Shtetit Amerikan.
Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është gjë tjetër përveçse një përshkallëzim ekstrem i politikave të këtyre 28 viteve i cili vetëm ndalon procesin e integrimit.
Unë ashtu si cdo deputet që është këtu, jam përgjegjese para zgjedhësve të mi, që më kanë votuar, por edhe atyre që nuk më kanë votuar.
Një ditë do të gjykohem për rezultate, ose jo, asnjë nuk e gjykon dot vendimin tim, unë do të bëj hapa të sigurtë drejt parimeve të mia, larg politikës së vjetër.
Do vij me propozime konkrete. Arsyeja pse jam në politikë dhe qëndrova në Kuvend është se dua të sjell frymë të re parlamentare që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në vend”– tha Hajdari.