Për herë të 5-të, Partia Demokratike është gjobitur për mënyrën e zhvillimit të protestave në Tiranë.
Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ai i cili ka bërë publik edhe gjobën në vlerën 20 mijë lekë të vendosur nga Policia Bashkiake për PD, pasi protestuesit e saj kanë urinuar në derën e godinës së Kryeministrisë
“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.
Ky objekt u projektua më 1939-ën nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe në fillim mbajti emrin ‘Pallati i Mëkëmbësisë’. Ajo është pjesë e aksit monumental të Tiranës.