Xhafaj në krah të ambasadave për deklaratat ndaj rastit Tahiri

Aktualitet Kryesore Politikë

“Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.”

Ky ishte thelbi i deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë pas vendimit të Gjykatës për të rrëzuar akuzat për trafik droge ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe duke e dënuar vetëm për “shpërdorim detyre”. Në të njëjtën linjë ishte edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: “dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”.

Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili pasoi Tahirin në detyrën e rëndësishme. Siç shihet edhe në profilin zyrtar në “Twitter”, Xhafaj ka miratuar reagimet e dy ambasadave duke shtypur butonin “like” (pëlqej).

Gjatë këtyre ditëve, Tahiri ka dhënë disa mesazhe që janë interpretuar si mesazhe dhe sulme ndaj Xhafajt, siç ishte deklarata se: “Ndodhem këtu si i pandehur se i shita makinën një personi, ndërkohë që njoh plot njerëz e ka plot të tillë që s’mbajnë përgjgje si edhe për vëllezër trafikantë.”

Share: