Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Rrogozhinës, ku një 34 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Blerim Sula.
Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët kanë parë trupin e shtrirë përtokë të të riut, ndërsa menjëherë kanë lajmëruar ambulancën.
Më pas ai është transportuar drejt spitalit të Durrësit, por ka ndërruar jetë duke mos bërë ballë plagëve të rënda që kishte marrë.
Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun në vetëflijim, ndërsa policia ka nisur hetimet.