Siguria ushqimore/ AKU: Shmangni tregjet që nuk ofrojnë kushte

Sociale

“Blerja e produkteve bulmeti në të gjitha ato tregje që nuk ofrojnë kushtet e duhura të shmanget sa më tepër

Kjo është thirrja e bërë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të gjithë qytetarët.  Në një intervistë të dhënë për Report Tv duke u ndalur tek siguria ushqimore, inspektori pranë kësaj drejtorie, Manush Kullolli i bën thirrje qytetarëve të shmangin blerjen nëpër tregjet e papërshtatshme të këtyre produkteve, ndërsa bën thirrje për denoncime.

 “Paraqitja e problematikave në sigurinë ushqimore, ka një gamë të ndryshme por specifikisht mund të përmendim produktet me origjinë shtazore të cilat kanë edhe një focus të veçantë në plotësimin e kushteve të ruajtjes.

 Gjithashtu edhe një thirrje drejtuar të gjithë konsumatorëve dhe qytetarëve që doja ta shprehja dhe ta ndaja bashkë me ju dhe gjithë opinionin publik, kërkoj që të refuzojnë në mënyrë kategorike të gjithë ato produkte që shiten jashtë kushteve higjeno-sanitare, nëpër trotuare, nëpër rrugë, nëpër vende të ekspozuara në diell”, shprehet Kullolli.

Kullolli thotë se është kërkuar edhe një shtim i penaliteteve për të gjithë ato biznese që kryejnë shkelje të rënda.

 “Masat administrative të cilat merren nga ana e trupave inspektuese në terren nga viti 2018-2019, roli që ka institucioni ynë parësor është këshillimi I bizneseve.

 Kur konstatohet që kemi shkelje të këtyre kërkesave masat janë shumë mirë të shprehura në legjistlacion që janë bllokimi, asgjesimi, deri në mbylljen e subjektit”

Gjithashtu së fundmi është propozuar dhe presim që të miratohet dhe shtimi i masës së dënimit për fallsifikuesit dhe abuzuesit në pjesën e sigurisë ushqimore”, thotë Kullolli.

Sipas AKU-së, duke bërë krahasimin me një vit më parë, vihet re një rritje e cilësisë ushqimore.

Nga ana tjetër me ardhjen e stinës së verës, rriten edhe masat e sigurisë për shkak të shtimit të numrit të turistëve, por edhe denoncimeve të vazhdueshme të qytetarëve.

Share: