Klinika dentare “Mat dental”, e renditur si një nga klinikat më të mira dentare në Shqipëri ofron shërbim falas dentar për 382 nxënësit e maturës 2019, të cilët përfunduan studimet me rezultate të larta. Për më të mirët ka gjithnjë shpërblime, prandaj të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme me mesatare mbi 9.5, çdo ditë të muajit shtator mund të paraqiten në klinikën dentare “Mat dental”, nga ora 8.00-20.00 dhe të marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.
Gama e shërbimeve dentare është e pakufizuar dhe u ofrohet sipas nevojave të secilit pacient, në mënyrë që ata ta nisin me shëndet të plotë fazën e studimeve universitare.
(Foto nga të rinjtë që po përfitojnë shërbimin dentar falas në klinikën dentare “Mat dental”)
Themeluesi dhe drejtuesi i poliklinikës dentare “Mat dental”, profesor dr. Sali Kurti thekson se e ndërmori këtë nismë për të inkurajuar të rinjtë që të studiojnë dhe ta prekin magjinë e rezultatit që vjen nga dija. Gjithashtu, profesori thekson se, duhet ta kuptojmë gjendjen financiare të secilit student dhe çdokush që ka mundësi, në një formë apo në një tjetër, mund të japë shembullin për t’i ndihmuar.
Në vazhdën e disa projekteve sociale e humanitare nga klinika dentare “Mat dental”, vjen edhe ky projekt i radhës për t’u ardhur në ndihmë shumë familjeve shqiptare, të cilat bëhen gati të çojnë në universitet fëmijët e tyre.
Për t’u bërë pjesë të këtij projekti, mjafton të telefononi në numrin 00355 69 44 57 000 dhe të lini një orar konsulte, ku duhet të paraqiteni me listën e notave të shkollës së mesme.