Sipas “Wall Street Journal”, tabloidi amerikan “National Enquire”, në pronësi të një botuesi, mik i afërt i Donald Trump, ka paguar 200 mijë dollarë për të pasur fotot dhe mesazhet që tregonin lidhjen jashtëmartesore mes Jeff Bezos dhe Lauren Sanches.
Shifra i është dhënë vëllait të gruas, Michael Sanchez. Ka qenë vetë Bezos, i cili në një postim publik, ka denoncuar se është kërcënuar nga ‘National Enquire’, në pronësi të pronarit të American Media, David Peker, një njeri shumë pranë Trump.
Themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, arrin kështu edhe të hamendësojë përfshirjen në këtë skandal të presidentit amerikan, i cili ka mbajtur gjithmonë një qëndrim armiqësor të dukshëm ndaj Bezos.
‘National Enquire’ zbuloi marrëdhënien e Bezos dhe Sanchez pikërisht në ditën kur Ceo dhe presidenti i Amazon kishte njoftuar ndarjen nga bashkëshortja MacKenzie.
Bezos shkruan që America Media i kishte thënë se kishte të tjera materiale në lidhje me të- mes të cilave edhe një selfi gjysmë nudo të tij dhe sms pikante mes dy të dashurve-dhe që për të evituar publikimin duhet të pranonte publikisht që nuk kishte prova që ky scoop i të përjavshmes kishte motiv politik.
Bezos kishte porositur shefin e tij të sigurisë, Gavin de Becker, konsulenti historik i yjeve dhe politikanëve, të hetonte dhe të kuptonte se si National Enquirer kishte gjetur materialin privat.