SHBA, 3 të vdekur pas përmbytjeve në Midwest

Rajon/Botë Sociale

Tre të vdekur, dy të humbur dhe mijëra persona të evakuuar nga banesat e tyre është bilanci i motit të keq që ka goditur në ditët e fundit disa Shtete të Midwestit amerikan. Sipas asaj që raporton Bbc online janë regjistruar përmbytje rekord dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati për shkak të shirave të furishëm.

Javën e kaluar u goditën nga moti i keq Wisconsin, Minnesota dhe Sud Dakota. Të premten e kaluar një 52 vjeçar vdiq, pasi makina me të cilën ai udhëtonte u përfshi nga uji në jugperëndim të Iowa.

Në Nebraska një tjetër 50-vjeçar vdiq teksa përpiqej të ndihmonte disa shoferë në një urë e cila u shemb.
Të dielën ndër të tjera policia konfirmoi edhe vdekjen e një 80-vjecareje, që u mbyt nga uji. Dy persona të tjerë mbeten ende të humbur. Situata sipas shërbimit meteorologjik kombëtar, nuk do të ketë përmirësime deri në fund të javës.

Share: