Jetoi në Zelandë, këngëtarja shqiptare reagon për sulmin e djeshëm

Shkencë & jetë Sociale

Sulmi i sotëm në Zelandën e Re ka trazuar botën.

Vetëm para pak kohëve, këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka jetuar me familjen e saj në këtë vend për gati një vit.

Vesa ka thënë se kanë zgjedhur Zelandën e Re për të jetuar pasi ky është një nga vendet më të mira për të jetuar, pasi tash e disa vite ka zero korrupsion, siguri maksimale dhe një standard të mirë jetese.

Ndërsa sot kur ka parë lajmet për su.lmin në një xhami në Zelandë, ku një person ka hyrë me armë dhe ka vr.arë 49 njerëz, Vesa sigurisht se është shokuar.

Ajo ka reaguar me anë të disa postimeve në Instagram, duke shprehur ngushëllime dhe keqardhje për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre.

E ndërsa Vesa me djalin, Lianin janë kthyer dhe po jetojnë në Prishtinë, bashkëshorti i saj, Big Basta po vazhdon të jetojë në Zelandë.

Share: