VIDEO: 30 të plagosur në avion, shqiptari tregon momentet e tmerrit

Aktualitet Kronikë Kryesore Sociale

Rreth 30 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një turbulence në një avion të kompanisë “Turkish Airlines” të nisur nga Stambolli drejt New York.

Ngjarja ndodhi afro gjysmë ore para uljes në aeroportin amerikan ‘John F. Kennedy’, pasditen e kësaj të shtune.

Pasagjerët që udhëtonin me avionin e nisur nga Turqia, u transportuan në spital me prerje dhe dëmtime. Ndërkohë një stjuardesë pësoi frakturë në këmbë.

Në avionin Boeing 777, udhëtonin 326 pasagjerë dhe 21 pjesëtarë të ekuipazhit.

Në mesin e pasagjerëve të avionit ishte edhe shqiptari Sead Nikaj, i cili tregoi për mediat amerikane momentet e tmerrit.

Nikaj tha se për nëntë orë udhëtimi kishte qenë i qetë, por teksa avioni po kalonte mbi Maine pati turbulenca të forta.

“Njerëzit nisën të bërtisnin, një grua fluturoi nga sedilja dhe maskat e oksigjenit ranë të gjitha. Gjendja ishte e tmerrshme, menduam se do vdisnim. Ju luta Zotit që të na ndihmonte”, tregon Nikaj.

 

Fal zotit dhe bekimeve tuaja qe me bet mbas incidentit ne podgoric i pshtova edhe ni rrumuje tjeter por kesaj her lart ne qiell ????

Posted by Sead Nikaj on Saturday, March 9, 2019

Share: