Në datën 1 prill 2019, nisë zbatimin skema universale e sistemit “Bonus-Malus” në sigurimin e detyrueshëm motorik.
Kjo skemë nënkupton krijimin e historikut (monitorim) të çdo shoferi të kategorisë B1 dhe B2 .
Ky sistem do të stimulojë shoferët e ndërgjegjshëm dhe do të penalizojë shoferët me një historik të keq.
Sistemi “Bonus-Malus” ka dhënë efekte pozitive në të gjitha vendet ku është zbatuar. Ajo ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.