LSI i përgjigjet Leter Kokës: Je i përjashtuar, sa ishe pjesë e jona nuk vije në parlament sot vendose te shkosh

Politikë

Lefter Koka tha sot se vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përmes një reagimi deputeti i LSI Endrit Brahillari, iu përgjigj, duke thënë se ai është vetë-përjashtuar

Braimllari që gjithashtu mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm i kësaj force politike, u shpreh se koka prej kohësh nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar dhe të kryesisë.

Lefter po të sqaroj si Sekretar i Përgjthshëm se me veprimin tënd je i vetë-përjashtuar pasi ke refuzuar që prej kohësh të marrësh pjesë në mbledhjet Grupit Parlamentar dhe të Kryesise së LSI.

LSI vendosi të mos jetë pjesë e Parlamentit të komanduar nga kriminelet dhe të paguar prej parave të drogës.

Ndërsa ti ke zgjedhur të rrish aty dhe të përfitosh prej tij dhe kjo është zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije në parlament sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së mëkateve në inçeneratore por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelet.

Kushdo në Shqipëri të përgjigjet përpara ligjit deri në fund për çdo abuzim apo përvetësim të parave të qytetarëve shqiptarë”,tha Braimllari.

Share: