Lulzim Basha mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve, përcaktohet axhenda e protestave

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që ditën e sotme të mbledhë në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve.

Mësohet se në këtë mbledhje pritet të përcaktohet axhenda e protestave të opozitës. Po ashtu, bëhet me dije se 11 maji është data më e mundshme për protestën e radhës kombëtare të opozitës.

Partia Demokratike do të diskutojë edhe me aleatët e tjerë në opozitës dhe të martën pritet edhe siglimi i marrëveshjes mes tyre.

Share: