Autobusi përplaset me makinën në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, të lënduara 3 vajza

Aktualitet Kronikë Kryesore

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur tek “21 Dhjetori” në Tiranë teksa një autobus është përplasur me një makinë. Bëhet fjalë për autobusin e linjës Vaqarr-Uzina Dinamo, i cili pasi është përplasur me një mjet tjetër, ka goditur dhe trafikndarësen e duke përfundurar në anën tjetër të rrugës.

Nga i gjithë aksidenti i frikshëm, kanë mbetur të lënduara 3 vajza, të cilat janë dërguar menjëherë në drejtim të spitalit, ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja fatale nga përplasja, pasi autobusi ishte i mbushur me pasagjerë.

Share: