“Show i rrezikshëm, dëmton shëndetin e qytetarëve”, Vokshi akuzon Ramën për spitalin e Fierit

Aktualitet Kryesore Politikë

“Reparti hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit, është vënë në funksionim pa respektuar kushtet minimale të sigurisë”.

Denoncimin e ka bere sot ish deputetja e PD-se, Albana Vokshi, duke iu referuar ndaleses se fundit te Rames ne Fier dhe vizites ne spitalin rajonal.

Sipas saj, “Një pavion me rëndësi kaq të veçantë për sëmundjet kardiovaskulare, nuk ka asnjë leje apo dikumentacion zyrtar që certifikon sigurinë e tij dhe të jetës së qytetarëve. Nuk ka as licencë nga Instituti i Fizikës Bërthamore”.

Reagimi i Albana Vokshit 

Të bësh një investim modern në shëndetësi, që i shërben qytetarëve, është gjithnjë një gjë e mirë. Por kjo që ka bërë Edi Rama në spitalin e Fierit, është një show i rrezikshëm, që mund të dëmtojë rëndë shëndetin e qytetarëve.
Reparti hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit, është vënë në funksionim pa respektuar kushtet minimale të sigurisë. Një pavion me rëndësi kaq të veçantë për sëmundjet kardiovaskulare, nuk ka asnjë leje apo dikumentacion zyrtar që certifikon sigurinë e tij dhe të jetës së qytetarëve. Nuk ka as licencë nga Instituti i Fizikës Bërthamore.
Përveç mungesës kriminale të ketyre lejeve dhe licensave, në bazë të te cilave duhet të vihen në punë pajisjet, reparti nuk ka mjekë të specializuar dhe as staf ndihmës për këtë shërbim.
U bëj thirrje mjekëve profesionistë të Spitalit të Fierit të mos bëhen pjesë e propagandës së qeverisë, por të ngrenë zërin për të denoncuar një skandal të përmasave të tilla.
Shkelja e protokolleve të sigurisë, që mund të vërë në rrezik jetën dhe të dëmtojë shëndetin e qytetarëve, për të ushqyer propagandën e neveritshme të Edi Ramës, është krim që duhet ndëshkuar.

Share: