Koronavirusi/Organizata Botërore e Shëndetësisë porosit qytetarët: Kujdes me kartëmonedhat, përhapin infeksionin

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, e cituar sot nga BBC, edhe kartëmonedhat gjithashtu rrezikojnë të jenë një mjet për përhapjen e infeksionit nga koronavirusi.

 

 

“Dihet se paratë i ndryshojnë shpesh duart dhe mund të kapin çdo lloj bakterie apo virusi, kështu që ne sugjerojmë që njerëzit të lajnë duart pas përdorimit të parave” dhe në veçanti “nuk duhet të prekin fytyrën”.

Kina dhe Koreja e Jugut ditët e fundit tashmë kanë filluar dezinfektimin e kartëmonedhave në qarkullim. Sidoqoftë, Banka e Anglisë ka ulur rrezikun e përhapjes së infektimit nga paratë për Mbretërinë e Bashkuar, duke vërejtur se një numër i madh i kartëmonedhave të reja ‘të plastifikuara’ (të bëra me polimere) dhe që po qarkullojnë në vend, kanë aftësinë t’i mbajnë larg viruset dhe bakteret, të cilat gjithashtu nuk mund ‘të jetojnë’ te kartat e kreditit.

Për Organizatën “Epidemia e koronavirusit po bëhet gjithnjë e më komplekse. ‘Covid-19’ nuk është ‘Sars’, nuk është as ‘Mers’ dhe nuk ka të njëjtin ndikim te njeriu. Është një virus unik me karakteristika unike ‘dhe për këtë arsye kriza “nuk mund të zgjidhet vetëm nga organizimi i autoriteteve të kujdesit shëndetësor dhe as nga një vend i vetëm, por kërkon bashkëpunim dhe koordinim global”

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se ‘Në krahasim me gripin normal, koronavirusi është më serioz’, sepse globalisht rreth 3.4% e të infektuarve kanë vdekur, ndërsa shkalla e vdekshmërisë sezonale nga gripi është më e ulët me 1%’, duke shtuar se, ‘ndërsa kemi vaksina ndaj gripit, aktualisht nuk ka vaksina dhe trajtime specifike për ‘Covid-19’, edhe pse ende më shumë se njëzet vaksina po zhvillohen globalisht’.

Share: