Në Ditën e Mësuesit, veç festimeve të ndryshme vjen edhe një paralajmërim për grevë.
Sindikata e Arsimit të Pavarur Shqiptar i bën thirrje qeverisë që të rrisë me 20% pagat e mësuesve deri më 1 maj.
Kryetari i sindikatës, Nevrus Kaptelli, deklaroi se nëse nuk rritet paga brenda muajit maj do të bëjnë thirrje për grevë.
“Qeveria premtoi rritje të pagave të mësuesve me 40%” tha Kaptelli.