Pas zyrtarizimit si “i pandehur”, Sajmir Tahiri kërkon pushimin e çështjes

Aktualitet Politikë

Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Në një dalje për mediat avokati i tij tha se Prokuroria nuk ka prova se dhe se do të kërkojnë pushimin e çështjes.

“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët” , u shpreh avokati i Tahirit, Maks Haxhia.

Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Pasi u njoh me akuzat Tahiri tha se kjo pritej duke e cilësuar procesin ndaj tij si të turpshëm, politik e të komanduar.

Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’është dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

Share: