Voltana Ademi nuk bindet as nga OSBE , kryebashkiakja: “Asnjë hap pas!”

Aktualitet Politikë

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës nuk do ta lirojë zyrën e bashkisë. Këtë e ka konfirmuar vetë Voltana Ademi në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, një ditë pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Ajo hedh akuza të forta për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë se shkodranët janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht rendin dhe demokracinë e tyre.

 

 

 

Sipas Ademit, procesi i 30 qershorit ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtet dhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve  refuzuan me dinakëri monizmin pas 30 vitesh pluralizëm.

Reagimi i Ademit:

“Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat iu vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë. Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.

Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë.

“30 qershori” ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzojnë partinë – shtet, monizmin pas 30 viteve pluralizëm. Shkodra ia dha përgjigjen juntës anti- kushtetuese të Edi Ramës, me një braktisje të pashembullt, nga të majtë e të djathtë. Me gjithë manipulimet dhe terrorin mbi administratën shtetërore.

Shkodra është e shkodranëve dhe do të jetë gjithmonë e shkodranëve. Krimi qeveritar e ka marrë dhe do ta marrë çdo herë përgjigjen nga Shkodra e qytetarët e saj.

Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica e shqiptarëve. Lufta me krimin shtetëror është e vështirë dhe ne shkodranët e dimë mirë! Me vendosmëri, sepse s’ka rrugë tjetër!#ShqiperiaSiEuropa #LiriDemokraci

Share: