Në festën 7 Marsit, vjen një tjetër dhuratë e zymtë nga Bashkia e Tiranës. Në vendin ku ndodhej pllakati i shkollës së parë shqipe në Tiranë (ish-Hotel Vjosa), nesër nxënësit dhe ata që duan të njohin historinë e arsimit në Tiranë do të gjejnë rrënojat, ose asgjënë . Parashikohet ngritja e kullave të radhës. Askush nuk reagon sesi po zhbëhen vlerat e historisë së arsimit kombetar dhe se si po vidhet çdo ditë hapësira publike. Shembja e pllakatës dhe uzurpimi i hapësirës së shkollës së parë shqipe në Tiranë ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale.