Pas 4 orësh mbyllet protesta, Basha zbulon skenarin: Ja ç’do ndodhë më 16 mars

Aktualitet Politikë

Është mbyllur protesta e opozitës, e cila nisi sot në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë ndërsa po zhvillohej seanca plenare, e më pas protestuesit bashkë me Lulzim Bashën dhe aleatët e tij janë zhvendosur drejt KQZ, e më pas në selinë e PD.

Gjatë fjalës së tij Basha tha para protestuesve të mbledhur në selinë blu, se më 16 mars do të jetë një tjetër protestë e madhe, “për të përcjellë kufomën politikë të Ramës”.

“Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, aq më shumë do ti shtohet makthi dhe fatura para popullit që do ta paguajë para drejtësisë, ndaj dua tu bëj një thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të Evropës të zgjedhjeve të parakohshme të lira e të ndershme pa Ramën dhe horrat e kriminelët e tij, Në një akt që do të na bashkojë trefish më shumë se me 16 shkurt. Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhme tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, tha Basha.
basha12

Ora 13:13

Protestuesit jane mbledhur te selia e PD-se, ku protesta do te mbyllet me nje fjalim te Bashes. “Basha, Shqiperia eshte me tu”, dhe “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” jane disa nga thirrjet qe kane pushtuar oborrin e PD-se.

Ora 12:50: Basha dhe aletatët e tij futen ne ambientet e KQZ, ndersa protestuesit vijojne te qendrojne ne ambientet e jashtme, pas kordonit te policise.

Pak minita me pas Basha dhe aletatet e tij, kane dale dhe kane vijuar te marshojne bashke me protestuesit drejt selise PD.

Mësohet se ka qenë Sali Berisha ai i cili ka tërhequr tumën drejt selisë blu, pasi këta të fundit tentuan të sulmojnë policinë për t’u futur në godinën e KQZ.

Share: