Merkel: Evropa duhet të solidarizohet, koronavirusi sfida më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë

“Koronavirusi është sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe sfida më e madhe për shëndetin e njerëzve”. Kështu ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë fjalës së saj të sotme në Bundestag. Ajo foli edhe për solidarizimin që shtetet europiane duhet tregojnë në këto kohë të vështira.

“ Europa nuk është Europa nëse shtetet nuk mbështesin njëra tjetrën në këtë periudhë emergjence. Në këtë krizë, ne gjithashtu kemi për detyrë të tregojmë se duam të jemi si Evropa. Jetojmë të kohë të jashtëzakonshme. Një gjë është e qartë, ne do të duhet të jemi të përgatitur të japim kontribute më të larta në buxhetin evropian”- shtoi Merkel.

Në një kohë pandemie duhet të veprosh në mënyrë të shpejtë. Ne do të jemi në gjendje ta kalojmë këtë test gjigant si shoqëri dhe si Evropë”, tha kancelarja gjermane.

Gjermania ditën e sotme ka bërë të ditur planet për të bërë të detyrueshme vendosjen e maskave për të gjithë qytetarët, e gjithë kjo vjen në kuadër të parandalimit të mëtejshëm të koronavirusit të ri, Covid-19.

Share: