“Mijëra protestues që mbështesin opozitën e Shqipërisë kanë rrethuar parlamentin, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme dhe duke akuzuar qeverine për korrupsion dhe lidhje kriminale”. Keshtu e nis lajmin AP, teksa raporton sot per protesten e opozites para Kuvendit.
Deputetet e opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre si deputete ne Kuvendin e Shqiperise.
Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, ambasada e SHBA dhe ndrkombetaret për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.
Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor.