Në takimin me Komitetin Kombëtar të LRI-së, Monika Kryemadhi teksa njoftoi se nuk ka tërheqje dhe se do vazhdojnë me protesta, duke e quajtur Kuvendin një institucion tashmë pa funksion, foli edhe për ata që pranuan mandatin, duke i quajtur tradhtarë, pikërisht me fjalën: Nuk ka për t’ju falur asnjëri, tradhtarë! Ndër të tjera, Kryemadhi tha:
Falenderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni. Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t’ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend që kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata.
Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron. Logoja e LSI është simbol i pacënueshëm nga mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do”.