Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e opozitës për protestën e 5 Marsit, e planifikuar të zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë.
Përmes një kthim-përgjigje, blutë e kryeqytetit shprehen se përmes akteve të mundshme të dhunës, protestuesit rrezikojnë jetën e deputetëve si dhe pengon zhvillimin e seancës plenare.
Nga ana e saj, Partia Demokratike i ka komunikuar Policisë së Tiranës se kjo është një shkelje kushtetuese si dhe moszbatim i ligjit për tubimet. “Protesta do të zhvillohet edhe pa leje” – mësohet të jetë shprehur selia blu.
Seancën e kaluar, opozita shfaqi akte dhune para Parlamentit ku përveç shashkave dhe djegies së gomave, cenoi fizikisht deputetët Paulin Sterkaj, Blendi Klosi dhe Sadri Abazi.