Ardi Veliu sërish fshesë në Polici, largohen 8 drejtues komisariatesh

Aktualitet Kronikë Kryesore

Policia Shtetit ka vijuar me shkarkimet e disa Drejtorëve të Komisariateve në rang vendi.

Mësohet se ndryshimet në drejtim kanë prekur komisariatet e Lushnjes, Fierit, Sarandës, Elbasanit, Shkodrës, Peqinit, Përmetit dhe Durrësit.

Burime nga Durrësi raportojnë se është shkarkuar Alfred Çepe i cili e mbante këtë detyrë që prej vitit 2017 dhe në vend të tij është emëruar Ylli Doda.

Në qytetin e Sarandës, Syrja Bellaj është emëruar Shef i Komisariatit. Bellaj, vjen në këtë detyrë nga një karrierë e mëparshme në Drejtorinë e Policisë së  Qarkut Vlorë si ekspert i kriminalistikës.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Ilirjan Demaj, i cili drejtoi blutë e Sarandës për një periudhë prej 16 muajsh.

Kujtojmë që në Shkodër që prej të hënës është shkarkuar Vasil Çela dhe është emëruar Lorenc Meta.

Share: