Shqiptarët udhëtojnë me avionë të prodhuar 20-30 vite më parë

Aktualitet Kryesore Sociale

Standardet e avionëve me të cilën udhëtojnë qytetarët shqiptarë janë më të ulta se ato të vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave, rezulton se një pjesë e mirë e kompanive kanë avionë që variojnë nga 20 deri në 30 vite prodhim.

Ndërkohë që në Bashkimin Europian vetëm 17% e avionëve rezultojnë me vjetërsi rreth 20 vite.

Sipas raportit të Eurostat, pjesa më madhe e flotës së vendeve të Bashkimit Europian ka një moshë nga 5 deri në 10 vite.

Pjesa më e madhe e avionëve të vjetër ose me moshë mbi 20 vjet  operojnë në Kroaci dhe Suedi, ndërsa vendet me moshën më të ulët të avionëve me më pak se 5 vite rezultojnë të jenë Finlanda, Holanda, Luksemburgu dhe Irlanda.

Kompania Albawings rezulton të ketë flotën më të vjetër të avionëve e ndjekur nga Blu Panorama dhe Fly Ernest.

Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese në një kohë që qytetarët shqiptarë detyrohen që të paguajnë biletat më të shtrenjta në rajon.

Pavarësisht  se qeveria ka kryer një audit ndaj koncesionarit dhe pritet të kemi një rishikim të tarifave, ende nuk është konkretizuar asgjë.

Avionët me moshë mbi 20 vite ofrojnë më pak standarde për pasagjerët, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet në avionë të cilët nuk kanë rezultuar problematikë, raporton Ora News në një kronikë të transmetuar në edicionin informativ.

v.l/ Dita

Share: