OBSH: Pandemia po përkeqëson shëndetin mendor te qytetarët

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se nevojiten investime të konsiderueshme për të shmangur një krizë të shëndetit mendor mes shpërthimit të koronavirusit, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e pandemisë në mirëqenien psikologjike të njerëzve.

“Izolimi social, frika nga ngjitja dhe humbja e anëtarëve të familjes është komplikuar dhe nga shqetësimi i shkaktuar nga humbja e të ardhurave dhe shpesh punësimi,” tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Tani është e qartë se nevojat për shëndetin mendor duhet të trajtohen si një element thelbësor i përgjigjes sonë dhe shërimit nga pandemia e COVID-19”, shtoi ai./bota.al/

Share: