Trump pretendon përsëri se koronavirusi po “zhduket”

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë

Presidenti Trump përsëri po pretendon pa pasur asnjë provë konkrete se koronavirusi po “largohet” dhe madje tha se mund të ketë një kurë në horizont.

Teksa po i kthente përgjigje Geoff Ballotti nga Wyndham Hotels dhe teksa fliste për konsumatorët që të ndjehen të qetë dhe të udhëtojnë përsëri, Presidenti përsëriti një nga refrenet e tij më të preferuara që e ka përdorur gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit, duke thënë se virusi “po largohet”. Në lidhje me mundësinë e një kure, Trump tha se “kura nuk është shumë larg.”

Shumë shkencëtarë në të gjithë botën po punojnë furishëm për të gjetur një vaksinë dhe trajtime të mundshme. Askush nuk e di se kur, apo edhe nëse ndonjë prej tyre do të jetë efektive ose kur virusi nuk do të jetë më një kërcënim, e lëre më “të zhduket”. Ekspertët për viruset kanë thënë gjithashtu se të paktën ky virus do të hyjë në miksin e viruseve që i bëjnë njerëzit të sëmurë çdo vit. CNN / bota.al

Share: