Shqiptari Mustafa Sentop zgjidhet Kryeparlamentar i ri i Turqisë

Aktualitet Politikë

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), deputeti nga Tekirdag, Mustafa Shentop (Şentop) me origjinë shqiptare, u zgjodh Kryetari i ri i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Gjatë Seancës Plenare të Kuvendit u mbajt votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Në raundin e parë të votimit nuk u sigurua shumica e kërkuar prej 400 votave.

Kandidati i AK Partisë, juristi Mustafa Shentop, me mbështetjen e deputetëve të Partisë së Lëvizjes Nacionale (MHP) në raundin e tretë të votimit mori 336 vota dhe kështu u zgjodh për Kryetarë të 29-të të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 542 deputetë.

Në votime kandidati i AK Partisë, Mustafa Shentop mori 336 vota, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Engin Altay 124, kandidati i Partisë Demokratike të Popujve (HDP), deputetja nga Izmiri, Serpil Kemalbay Pekgozegu 46, kandidati i Partisë IYI, deputeti i Gaziantepit, Imam Huseyin Filiz 33 vota, ndërsa 3 vota ishin të pavlefshme.

Binali Jëlldërëm (Yıldırım), ish-Kryeparlamentari aktualisht kandidati i AK Partisë për kryetarë të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, ishte i pari që e përgëzoi Kryeparlamentarin e ri Shentop.

Në fjalimin falënderues, Mustafa Shentop vuri theksin në “mendjen e përbashkët dhe negociata”.

Duke vënë theksin edhe në drejtësi dhe paanshmëri, Shentop uroi “që të mos e lodhin njëri-tjetrin me debate pa rezultat”.

Procesi i kandidaturës i filluar më 19 shkurt me leximin në Asamblenë e Përgjithshme të kërkesës së ish-Kyeparlamentarit, Binali Jëlldërëm për dorëheqje për shkak të kandidaturës për kryetar të Bashkisë së Metropolit të Stambollit përfundoi dje.

Share: