Detaje tronditëse janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje, në fshatin Xibër të Klosit. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se ka shkuar në tre numri i viktimave.
Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe policia, e cila sqaron se shtetasi S> D. ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij K. D. dhe djalin e këtij të fundit, shtetasin F. D., dhe më pas ka vrarë vete.
Klos/ Informacion paraprak
Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllain shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./BW